Pamjet e publikuara disa ditë më parë në rrjet, ku shfaqej ikona e Shqipërisë Parashqevi Simaku teksa merrte ndihma si e pastrehë në SHBA, trishtuan mbarë popullin shqiptar.
Megjithatë, biznesmeni Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arriti të takohet me këngëtaren dhe, pas takimit, i ofroi strehë në një hotel.
Ai ka ndarë vazhdimisht detaje për Parashqevinë përmes postimeve në rrjetet sociale, duke ndihmuar për të qetësuar ata që u shqetësuan për të.
Sot, Eltoni ndau disa momente mjaft të bukura në InstaStory, ku shfaqet këngëtarja shqiptare, mjaft e qeshur në rrugët e New York-ut.
Në një tjetër video të postuar nga ai, Parashqevia i drejtohet kamerës dhe dërgon disa puthje për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës së saj.