Kulturë

‘Pyetje për epokat…’/ Një film i shkurtër italian për Margarita Xhepën!

Nga Adri Kalaja

Filmi “Bubbles” me regji dhe shkrim të Meri Dishnicës në pamje të parë nuk thotë ndonjë gjë të re për kinematografinë shqipe por pastaj ti kupton se forca e atij filmi është qëmtimi në thellësi dhe në mënyrë arkeologjike i personazhit dhe botës së tij të brendshme.

Për ti sjellë një aromë freskie jetës në film personazhi i filmit është një grua, dhe, për më tepër një grua me flokë të shkurtra. Meri bionde thyen tabu dhe me një film prej pesëmbëdhjetë minutash.

Autores së filmit duket se i ka bërë mirë eksperienca e saj letrare duke lëvruar prozën e shkurtër me “Shënime minimale”.

Marrëdhënia e gruas me ATM, me bankën dhe me njeriun e zemrës duket se është e njëjta. Për të, ato të gjithë meritojnë një të rrahur të mirë. Për gruan në taksi ajo është një e çmendur pavarësisht se taksistin e kapi ajo në herë të parë, dhe i lëshoi vendin.

Nuk po pres askënd duket se deklaron Meri Dishnica përdore kapur me një fëmijë, në një skenë alla Meri Popins në një semafor që dalin dhe flluckat e mendimeve, aq të shumta për gratë nëpër banja aromatike.

Ky nuk është një film feminist. Do doja të ishte i tillë. Ky është një film që ka mendim por nuk është një film që të streson. Do të donim të gjithë të ishim kineastë por camerawork ju mungon të gjithëve dhe këtu qendron sekreti për një film të shkurtër të mirë si ky të mbështetur nga italianët dhe me aktorë italianë. Andromeda productions qendron pas filmit.

Në role kryesore janë Liliana Vallasciani dhe Barnaba Bonafaccia. Margarita Xhepa pushton skenën si e ka zakon ajo. Në rolin tipik të një të moshuare që pret dikë ajo rri e shtron një pjatë pranë qirinjve të ndezur. Të gjithë presin dikë por sekreti është të hapim perdet ashtu si protagonist (for a short time anyways) i filmit do duhej të bënte. Pse nuk janë burrat të lumtur. Kjo është një pyetje për epokat!