LifeStyle

Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë se Laerti, më puthi

Derisa ishte në terren një gjë e papritur i ka ndodhur ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillit.

Gazetarja ishte pranë një qeni, i cili në një moment iu afrua asaj dhe për pak sa nuk e kafshoi.

Reagimi i ish-konkurrentes ishte i menjëhershëm, ku shihet duke u larguar nga ai.

“Ky qenka më i fortë si Laerti, ky më puthi mua”, tha ajo pas kësaj që i ndodhi.

Duket se Valbona ka akoma një inat të madh me aktorin Laert Vasili, nga i cili u eliminua nga gara.

Ata shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin, i cili mbeti brenda mureve të shtëpisë së famshme.

Sidoqoftë, finalja e madhe e Big Brother do të mbahet më 19 prill (e shtunë).