Aktualitet

Abuzim me uniformën: Qytetarët denoncojnë veprimet arbitrare të efektives së policisë rrugore Aleksandra Brunga

Abuzim me uniformën: Qytetarët denoncojnë veprimet arbitrare te efektives se policise rrugore Aleksandra Brunga

Teksa qyteti i Lezhës është zhytur në kaos për shkak të punimeve në sistemin e kanalizimeve nëntokësore, lëvizja dhe parkimi janë kthyer në një makth të përditshëm për qytetarët. Por situata rëndohet edhe më tej nga veprimet e policisë rrugore, të cilat po perceptohen gjithnjë e më shumë si ndëshkuese dhe abuzive.

Dhjetëra qytetarë kanë ngritur ankesa për vendosje gjobash të padrejta, në një kohë kur kushtet në terren janë të pamundura për respektimin strikt të rregullave. Në qendër të këtyre denoncimeve është një efektive e policisë rrugore, Aleksandra Brunga, e cila sipas qytetarëve ka vepruar në kundërshtim me frymën dhe zbatimin e ligjit.

Banorët pretendojnë se ndëshkimet janë vendosur edhe në raste kur mjetet kanë qëndruar të ndaluara për pak minuta. Kjo sjellje është cilësuar nga qytetarët si abuzim me uniformën dhe mungesë profesionalizmi, sidomos në një situatë të jashtëzakonshme që kërkon tolerancë dhe mirëkuptim.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe verifikim të veprimeve të kësaj efektiveje, duke theksuar se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo burim presioni apo zhvatjeje financiare.