Kronikë

Qytetari akuzon policinë: “Fshehën aksidentin me 4 të plagosur, morën lekë për të mbyllur çështjen”

Një qytetar ka ngritur akuza serioze ndaj policisë së Kukësit, duke pretenduar se kjo e fundit ka fshehur një aksident të ndodhur para tre ditësh menjëherë pas tunelit të Kalimashit. Sipas tij, një furgon i kompanisë “Ylli Tours” ndaloi në mënyrë të paligjshme për të marrë një pasagjer për vetëm 2 mijë lekë të vjetra, çka çoi në një aksident të rëndë ku mbetën të plagosur katër persona.

Denoncuesi thekson se, megjithë ngjarjen e rëndë, policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj drejtuesit të mjetit, i cili ka rifituar patentën menjëherë, pa gjobë apo pasoja ligjore.

Sipas tij, ngjarja nuk është pasqyruar në asnjë raport zyrtar apo media, duke ngritur dyshime për një mbulim të qëllimshëm nga ana e autoriteteve.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Si jeni JOQ, desha të denoncoj një aksident që ka ndodhur sapo kalon tunelin e Kalimashit. Çfarë fsheh policia e Kukësit? Furgoni i pasagjerëve, për 2 mijë lekë të vjetra, ndaloi për të marrë një pasagjer dhe shkaktoi aksident. Katër veta janë në gjendje të rëndë. Policia fsheh provat. Shoferi merr patentën pa gjobë dhe pa probleme, sepse në Kukës policinë e drejton paraja dhe Ylli Tours. Aksidenti ndodhi para tre ditësh dhe askush nuk ka folur për të.”