Kulturë

“Ra në tokë për të mos u çuar më”- Humbi jetën në skenë, rrëfimi i ndjerë i Zamira Kitës për vd*kjen e Aleko Prodanit

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës.

Ajo rrëfen se teksa ishte duke aktruar me aktorin e ndjerë Aleko Prodanin, ku i fundit ra përtok dhe ndërroi jetë.

Zamira e konsideron këtë moment si një nga më të vështirët duke theksuar se ish-kolegu i saj “dha shpirt në vendin që deshi aq shumë.”

“Një nga momentet më të vështira, jo një nga por më i vështiri ka qenë momenti kur Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë. Unë kam qenë në skenë me të, ne po luanim bashkë, dhe ai ra për të mos u cuar më. Dha shpirt në skenën që e deshi aq shumë,’ tha ajo ndërsa shtoi se Prodani i kushtoi gjithë jetën e tij aktrimit dhe se skena ishte pasuria e tij me e madhe.

“I kushtoi gjithë jetën e tij, artin e tij, talentin, ajo ishte pasuria e tij e madhe skena, teatri dhe ai atje dha shpirt,” u shpreh aktorja.