Politikë

“Rama-Berisha nuk donin polin e 3 politik”, Shabani: Pas 11 majit mund të bashkëpunojmë

Analisti Agim Baçi i ftuar në “Open” në News24, u shpreh se  partitë e reja duhet t’i bashkoheshin koalicionit të gjerë opozitar duke dalë në këtë mënyrë nga egoja e tyre. Kjo sipas tij, do të bënte që të fitonin rreth vetes shumë të pakënaqur në elektoratin gri. Baçi tha se duke mos u bashkuar partitë e reja, do të humbte besimi tek qytetarët. Por kandidati i “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani tha se përpjekje ka patur.

“Po të kishim patur një front me partitë e reja dhe fraksionet e PD me aktorë të rinj, sot do të kishim krijuar bindjen se klasa e vjetër politike ka mbaruar. Ne kemi krijuar një front që është i vetmi që është krijuar me forcat e reja politike”, tha Shabani

Agim Baçi: Partitë e reja nuk mundën të dilnin nga egoja e tyre. Duket sikur betejën e kanë brenda elektoratit. Ka shumë të pakënaqur por si mundesh të mos përfshihesh në koalicionin e gjerë. Nuk është rastësi se PD  dhe PS i sulmon partitë e reja.

Endri Shabani: Mund të jenë kalkulime e llogari të cdo aktori, por mund të jetë dhe pala përballë. Nës do ishim të gjithë bashkë pra një pol i tretë, Rama dhe Berisha do të humbnin. Berisha dhe Rama ishin të interesuar të mos ishte një pol i tretë. Ne mund ta kemi një front pas zgjedhjeve dhe mund të kemi një rezultat të zgjedhjeve që Rama mund të mos marrë më shumë se 48% të votave.

Me modelin, ne kemi çuar 2 ministra në burg, 6 cështje në spak, kemi çuar Erion Veliaj në SPAK, ky është modeli, praktikisht dhe ajo që në po luftojmë është garanci që këtu nuk mud ta tallësh popullin e s’të gjen gjë. “Nisma” ka bërë gjëra që ka thënë, donim lista të hapura dhe ashtu dolëm në zgjedhje. kjo tregon se kur të marrim vendime në parlament, do bëjmë ato që besojmë. me zor se marrim dot.