Kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur shkakun e përmbytjeve nga shirat këto ditë. Me anë të një postimi në X, Rama ia ka faturuar fajin qytetarëve, duke postuar një foto nga një grumbull mbeturinash në Shkozetë.
Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” për t’i dyndur në det, por nuk ka ‘mundur’, pasi kanë bllokuar kanalet.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, ka shkruar ai.
