Në prag të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste zhvilloi sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për pjesëmarrjen e lartë të grave në PS.
Kryeministri tha se ndihet krenar për mbështetjen e madhe që gratë dhe vajzat shqiptare tregojnë për PS.
Ndërkaq ai theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë.
“Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama: Sot ne jemi mbledhur në të 12 qarqet e vendit ku do zhvillohen 12 garat e përballje elektorale për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 Majit.
Ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku.
Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE Varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat.