Politikë

Rama konfirmon bisedën me Vrenozin dhe zbulon detaje: Më tha derën e shtëpisë nuk ja mbyll dot kryeministrit

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit tha se është ftuar për një kafe nga Rama.

Rama tregon bisedën me Vrenozin, ku nëpërmjet një videoje në Facebook, ai drejtua duke i thënë se “Më the ‘derën e shtëpisë s’ia mbyll dot kryeministrit”.

“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se: “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti më the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.