Gjatë një takimi elektoral, në Krujë dhe Fushë-Krujë për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të arritjeve të një dekade qeverisjeje socialiste dhe foli edhe për mbështetjen ndaj familjeve me fëmijë.
Ai njoftoi ndryshimin e skemës së bonusit të bebes, duke shpjeguar se pagesa nuk do të bëhej më vetëm me një cek në maternitet, por do të jepet si mbështetje mujore, sipas numrit të fëmijëve.
Megjithatë, disa prindër thonë se premtimi nuk është zbatuar ende.
Një qytetar përmes një denoncimi në redaksinë tonë ka treguar se fëmija i tij i ka lindur më 12 janar 2026, por aot ka marrë vetëm cekun sipas skemës së vjetër, dhe punonjësit e institucionit të bashkisë nuk kanë dhënë informacion mbi skemën e re.
Prindi thekson se pagesa që mori ishte 80.000 lekë, pasi ky ishte fëmija i dytë por shprehet i zhgënjyer për mosmarrjen e mbështetjes mujore të premtuar.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Joq , desha te bej nje denoncin per mashtrim publik dhe mos mbajtje fjale nga KM lidhur me ndryshimin e skemes se bonusit te bebes duke filluar nga 1 janari 2026. Sic mund ta shihni dhe te video me poshte ka premtuar pagesa mujore po faktikisht sapo mora cekun diten e djeshme sipas skemes se vjeter me vetem nje shume fillestare. Femija ka lindur me 12 janar. Mora vetem cekun Edhe punonjeset than qe nuk dim gje per skemen e re. Sna ka ardhur vendim. 80.000 leke pasi e kam femijen e dyte