Aktualitet

Rama reklamon makinat e reja për shoqëritë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve: Përgjigje në kohë ndaj çdo problematike

Shoqërive Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve i janë shtuar automjete të reja, me qëllim përmirësimin dhe reagimin ndaj problematikave që mund të ndodhin në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në vend.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga flota e re për shoqëritë rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, ndërsa thekson se do t’i përgjigjen në kohë çdo problematike.

“Flota e re për Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike”, shkruan Rama.

Mjetet e reja do të përdoren për mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke përfshirë automjete për pastrimin dhe inspektimin e linjave të ujësjellësit, si dhe për ndihmën në situata emergjente.

Ky investim synon të rrisë kapacitetet e shërbimeve publike dhe të përmirësojë reagimin ndaj çdo problematike, duke garantuar një shërbim më efikas për qytetarët.