Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama teksa ka bashkëbiseduar me një kirurge, tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.
Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.
“Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen.Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja“, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka komentuar në podcastin e tij zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke sqaruar arsyet dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit në të ardhmen.