Aktualitet

Rama: Shëngjin – Velipojë, investim strategjik për turizmin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga puna që po bëhet për projektin e rrugës së re që lidh Velipojën me Shëngjinin.

Rama e cilëson atë si një investim strategjik në fushën e turizmit dhe që do të jetë ndër akset më panoramike të vendit.

Rruga e re Shëngjin – Velipojë ka kushtuar 3.8 miliardë Lekë dhe përshkohet në vetëm 20 minuta duke shkurtuar me 1 orë nga ajo që duhet sot nëpërmjet aksit të vjetër.