Politikë

Rama uron Ditën Kombëtare të Rinisë me videon e të riut nga Konispoli: Të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar

Kryeministri Edi Rama, ka uruar me një mesazh ndryshe Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ai ka publikuar një shembull të një të riu nga Konispoli, i cili ndjek traditën e prindërve, në biznesin e përpunimit të vajit të ullirit.

Përmes kësaj videoje, Rama përcjell mesazhin se janë të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar.

“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar anekënd”, shkruan Rama.