Aktualitet

Realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT: Hiqet tumori në kokë përmes vetullës

Ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në kokë përmes vetullës.

Ndërhyrja e cila u krye nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës bëri të mundur heqjen e plotë të tumorit 3 cm në tru pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtimin e nuhatjes tek pacientja.

Mjekët që morën pjesë në këtë operacion ishin Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.

Pas këtij lajmi kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor, ndërsa publikoi edhe 2 foto të shkëputura gjatë kryerjes së operacionit.