Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat turke. Gjigantët e Gallatasarait kanë hedhur “grepat” për Arda Kurtulan.
Ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, po zhvillon një sezon tepër pozitiv me skuadrën e Goztepes, duke tërhequr vëmendjen e skautve të Gallatasarait.
Edhe pse për momentin ende nuk ka bisedime zyrtare mes klubeve për 23-vjeçarin, Kurtulan pëlqehet shumë nga drejtuesit e Gallatasarait dhe negociatat mund të nisin në vijim.
Kurtulan mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në krahun e djathtë të mesfushës. Kjo aftësi konsiderohet një avantazh i rëndësishëm nga stafi i trajnerëve të Gallatës. Shpejtësia dhe shpirti i tij luftarak janë të rëndësishme për t’u përmendur.

23-vjeçar ka luajtur në 18 ndeshje për Goztepe këtë sezon. Arda Kurtulan kontribuoi me 3 gola dhe 1 asist në këto ndeshje.
Vlen të theksohet fakti se Kurtulan refuzoi ftesën e Silvinjos në muajin tetor, për të qenë pjesë e kuqezinjve në duelin ndaj Serbisë.
Kjo për shkak se 23-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe do të kufizonte Goztepen. Gjasat janë që ai të heq dorë përfundimisht nga Shqipëria dhe të presë ftesë nga Turqia.