Sot është mbyllur faza e tretë e kampionatit Abissnet Superiores me dy duele që u luajtën në të njëjtin orar.
Partizani mori një fitore të rëndësishme në derbin me Dinamon, duke i rrëmbyer kështu edhe vendin e katërt. Me këtë trepikësh “demat” ngjiten në kuotën e 42 pikëve.
Nga ana tjetër Egnatia fitoi me përmbysje kundër Teutës dhe shkurton diferencën me Vllazninë kryesuese ndërsa barazon me pikë Elbasanin.
Dje Flamurtari mposhti shkodranët dhe ringjalli shanset për mbijetesën, duke lënë bardheblutë kryeqytetas të vetëm në fundin e renditjes dhe të shkëputur nga ekipet përpara.
Për Tiranën situata bëhet edhe më problematike për shkak të fitores së Bylisit ndaj Vorës, që ka bërë të rritet diferenca me zonën e play-out, që të paktën shmang rënien direkte.
RENDITJA
