Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m.
Bëhet me dije se reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.
Ndërkohë, borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Nga ana tjetër, vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë.
Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar kanë sjelle reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë.
Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit.
Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm.
Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve.
Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore. Ndërkohë, nuk raportohet probleme me energjinë elektrike.