Aktualitet

Reshje shiu me shtrëngata, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Institucionet të rrisin gatishmërinë, të tregohet kujdes në bashkitë me risk të lartë për përmbytje

Reshje shiu me shtrëngata, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Institucionet të rrisin gatishmërinë, të tregohet kujdes në bashkitë me risk të lartë për përmbytje

Agjencia e Mbrojtjes Civile informon qytetarët për prezencë të shtuar të reshjeve të shiut që prej pasdites së sotme dhe ditën e nesërme në disa qarqe të vendit, lokalisht intensivë dhe shoqëruar me shtrëngata.

Thirrja u drejtohet dhe strukturave të Mbrojtjes Civile për të rritur vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese, kryesisht për ato zona me potencial të lartë për tu prekur nga përmbytjet.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Në fillim të këtij muaji, Shqipëria u përball me përmbytje masive nga veriu në jug. Dëmet ishin kolosale, sidomos në zonën e Durrësit, Lezhës, Gjirokastrës. Dëme të mëdha pësoi gjithashtu dhe sektori i bujqësisë. Gjithashtu u dëmtuan dhe akse rrugore.