Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Duele shumë të rëndësishme do të lhet në orën 21:00.
Çerekfinalet e Champions premtojnë spektakël, teksa ekipe “big” do të sfidohen mes tyre. Kështu në “Emirates Stadium” do të sfidohen Arsenal – Real Madrid. Një duel shumë i luftuar, ku si “Topçinjtë” ashtu edhe madrilenët synojnë fitoren.
Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në Gjermani. Bayern Munich do të presë në shtëpi skuadrën e Interit. Kristjan Asllani me shokë do të hyjë në fushë vetëm për fitoren, e cila do t’i çonte më afër gjysmëfinales.
