Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, meteorologia bën parashikimin e motit për javën

Meteorologia Lajda Porja tha se muaji mars do të mbizotërohet nga mot i paqëndrueshëm, siç e theksoi edhe ajo, me reshje të pakta shiu por edhe me ditë me diell.

Meteorologia tha se kjo javë, duke nisur që nga dita e nesërme, dita e martë, e mërkurë dhe e enjte, do të mbizotërohet nga kushte të mira të motit, ndërsa ditën e premte dhe të shtunë, do të kemi reshje shiu.

Java ka nisur me reshje dhe, pse janë të pakta, parashikohet që reshjet të jenë prezente. Lagështira e lartë dhe reshjet e pakta nuk janë aspak problematike, ku më të dukshme janë në zonat veriore dhe në qendër.

Duke nisur që nga dita e nesërme, dita e martë, e mërkurë dhe e enjte, do të përmirësohen dukshëm kushtet atmosferike. Do të mbizotërojë dielli, sidomos në orët e para të paradites dhe në pjesën më të madhe të territorit.

Parashikohet që të martën dhe të mërkurën reshje të pakta të jenë të pranishme në skajin verior dhe verilindor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më shumë e kthjellët. Parashikohet që reshjet të rikthehen ditën e premte dhe të shtunë. Të premten, reshjet do të jenë kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa të shtunën në pjesën më të madhe të territorit. Nuk ka sinjale për reshje me intensitet të lartë apo problematikë, reshjet do të jenë të pakta.

Pjesa e parë e marsit, edhe pse është një muaj pranveror për nga ana klimatike dhe pritej të ishte i lagësht, mbyllet relativisht i thatë dhe me reshje shumë të pakta, të cilat priten në 15-ditshin e dytë.

Sa i përket erës, nuk do të jetë problematike, do të jetë e lehtë, duke bërë që në brigjet detare të kemi një valëzim të lehtë. Reshjet janë prezente të premten dhe të shtunën, por jo problematike.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë momente me pika shiu dhe jo reshje të mirëfillta. Parashikohet që të martën dhe të mërkurën moti do të përmirësohet dukshëm.

Reshjet do të nisin të premten dhe të shtunën, më prezente do të jenë në Kosovë dhe shumë pak në Maqedoninë e Veriut, ndërsa moti do të përmirësohet gjatë ditës së dielë.

Pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit, të paktën deri më 15 mars, do të jetë e qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira, dhe të gjitha zonat që kanë reshje janë shumë të pakta”, u shpreh meteorologia.