Një rikthim i rëndësishëm për Vllazninë në ndeshjen e radhës kundër Egnatias do jetë Ardit Krymi.
Mesfushori që mungoi në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Skënderbeut për shkak kartonësh, tashmë është në dispozicionin e Brdariç. Tashmë 29-vjeçari e ka kaluar pezullimin dhe do jetë i gatshëm për duelin ndaj rrogozhinasve.
Megjithatë për zëvendës kapitenin e ekipit kuqeblu ende nuk është vendosur nëse do jetë pjesë e formacionit që nga minuta e parë. Kjo pasi numri 6-të ka kaluar një shqetësim të lehtë fizik. Lëndim i cili nuk e la të zbriste në fushë as në ndeshjen e Kupës ndaj Besës.
Megjithatë, optimizmi për ta shikuar Krymin në formacion që nga minuta e parë është shumë i madh. Duke qenë se deri të dielën, skuadra do zhvillojë edhe dy seanca të tjera stërvitore. Gjendja e mesfushorit do shikohet me kujdes. Dhe patjetër nuk do rrezikohet nëse ai nuk garanton në 100% të formës fizike.