Bota

Rodosi si Valencia! Pamjet apokaliptike nga përmbytjet në Greqi (Video)

Moti i keq ka goditur rëndë Greqinë, teksa reshjet e mëdha të shiut kanë “mbytur” shumë zona në prefekturat e Halkidhikisë, Imathias, Pellës dhe në ishullin e Rodosit.

Sasi shumë të mëdha shiu janë regjistruar mëngjesin e së dielës, ndërsa buletini i urgjencës nga Observatori Kombëtar i Athinës tregon që moti i keq do të zgjasë deri në mëngjesin e së martës.

Kalimi i stuhisë “Bora” ka qenë katastrofik për Rodosin, me banorët që kanë përjetuar një situatë të ngjashme me atë të Valencias pak javë më parë.

Në ishulli ra 75% e sasisë së reshjeve që ranë në Valencia, duke shkaktuar më shumë se 200 të vdekur.

Reshjet kanë kaluar 300 milimetra në zonën e Rodosit dhe për pasojë rrjeti i kanalizimeve ka kaluar në kolaps.

Ishulli është në gjendje alarmi, siç theksuan në deklaratat e tyre kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis dhe guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, duke u bërë një thirrje dramatike banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt.

Koliadis që nga mbrëmë ka paraqitur kërkesë në Ministrinë kompetente për shpalljen e Rodosit në gjendje të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku dhe guvernatori i qarkut, menjëherë pas mbledhjes së trupit koordinues të mbrojtjes civile, kanë përshkruar atë që ka përjetuar ishulli mbrëmë ku ka rënë shi pa pushim për mbi 16 orë.

Siç Hatzimarkos ajo që goditi Rodosin është një fenomen 80% i ngjashëm me Valencia-n me mbi 300 mm shi. Sipas guvernatorit, dëmet janë të mëdha dhe përshijnë ura të shembura, rrëshqitje të rrugëve, rrëshqitje dheu dhe dëmtime të shumta në pronë private.

Në të paktën 6 raste është dashur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë qytetarët nga situatat e vështira.

*Më poshtë, pamjet me video dhe foto nga përmbytjet në Rodos