Aktualitet

Rogerti plas “bombën” për Mirin dhe Selinën: “Keni bërë … poshtë jorganit” (Video)

Një debat me tone shumë të larta ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Rogerti ka lëshuar një lumë akuzash ndaj dyshes Miri dhe Selin, duke pretenduar se ka parë skena intime mes tyre që banorët e tjerë nuk i dinë.

Pa doreza dhe me një fjalor të koduar por mjaft të qartë, Rogerti i është drejtuar Mirit duke bërë gjeste me duar dhe duke përsëritur frazën: “Gy’p gy’p, gy’p gy’p… me duar nën jorgan”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur gjatë netëve të para të qëndrimit të tyre, më pas është ndërprerë për pak ditë, dhe ka rifilluar sërish.

“Sa netë? Tre ditët e para, pastaj pushim, pastaj prapë… Unë kam ardhur nga jashtë dhe e di shumë mirë se si shiheni ju të dy,” deklaroi Rogerti me bindje të plotë.

Këtu ndërhyn Selin, e cila shprehet:

“Mos shpif! Se njerëzit për shpifje përfundojnë ku përfundojnë. Edhe unë kam ardhur nga jashtë dhe i di të gjitha, kështu që mos shpif”.

Miri nga ana tjetër, e ka kaluar situatën me qetësi, duke e pyetur “sa netë” kanë bërë sipas tij, ndërsa Rogerti vazhdonte të imitonte skenën me duar.