Sport

Ronaldo në dyshim për të ardhmen, Salah gati të përfitojë dhe trefishojë pagën e tij në… Arabinë Saudite

Ronaldo në dyshim për të ardhmen, Salah gati të përfitojë dhe trefishojë pagën e tij në… Arabinë Saudite

E ardhmja e Kristiano Ronaldo në Arabinë Saudite është sërish në dyshim dhe Mohamed Salah mund të përfitojë nga kjo.

Anësori egjiptian i ka bërë të qarta prioritetet e tij, të garojë në nivelin më të lartë, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm. Sipas The Mirror, ai po transferohet në Arabinë Saudite, duke trefishuar pagën e tij aktuale (mbi 16 milionë euro në vit) falë “rastit Kristiano”.

Kampionati arab e sheh atë si ikonën ideale për kërcimin e ardhshëm në cilësi, një emër me apel të fortë global, statistika mbresëlënëse dhe një ndikim kulturor që tejkalon futbollin. Sezonin e kaluar, sulmuesi i Liverpulit shënoi 34 gola dhe 23 asiste në 52 ndeshje, duke luajtur mbi 4,400 minuta në një nivel të lartë.