Sport

Ronaldo ‘zhvlerëson’ Ligue 1: Kampionati arab më i fortë, provoni të vraponi në 40 gradë

Cristiano Ronaldo ka ndërhyrë nga Dubai në rastin e ‘Globe Soccer Awards’, ku u shpërblye si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme dhe si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Superylli portugez, aktualisht aktiv me Al-Nassr, ka folur pikërisht për kampionatin arab, duke e krahasuar atë me një nga kampionatet evropiane më të rëndësishme, atë francez.

Por nuk ishte kjo e vetmja temë që preku ish-sulmuesi i Real Madridit, Juventusit dhe Manchester Unitedit.

Deklaratat e pesë herë fituesit të Ballon d’Or:

“Kampionati arab është më i mirë se Ligue 1, pa dyshim. Në Francë ka vetëm PSG, pjesa tjetër nuk ekziston. Provoni të vraponi në 38, 39 ose 40 gradë dhe do ta shihni…”

“Duhet të bëhem trajner apo drejtues? Jo, por ndoshta mund të bëhem pronar i një klubi.”