Aktualitet

Rroga më të larta për Policinë e Shtetit. Kush janë efektivët që përfitojnë?

Ministrja Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e radhës është propozuar një rritje pagash për punonjësit e Policia e Shtetit, duke përfshirë 720 efektivë të RENEA dhe forcat operacionale.

Sipas deklaratës së Koçius, kjo rritje ka për qëllim shpërblimin e punonjësve që përballen çdo ditë me situata të rrezikshme dhe operojnë në vijën e parë të rrezikshmërisë.

Përfitues janë efektivët e forcave RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale.

Koçiu e konsideron këtë masë një nxitje morale dhe financiare për punonjësit që kontribuojnë në garantimin e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit në vend.

“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë. 720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policisë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat e posaçme operacione”, tha Koçiu.