Kronikë

Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë/ 14 të arrestuar në 3 ditë, 13 makina të bllokuara dhe 6.000 gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.

Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;

drejtuesit e mjeteve, për:

✅dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;

✅mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅vënien e rripit te sigurimit;

✅mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;

✅respektimin e limiteve të shpejtësisë;

✅moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;

✅parandalimin e parakalimeve të gabuara;

✅konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

❌janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

❌janë bllokuar 13 automjete;

❌janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit.