LifeStyle

“Sa të vetëm na ke lënë”/ Selvije Jao prek me mesazhin e ndjerë, para Bajramit për Shpat Kasapin

Një ditë para festës së Fitër Bajrami, Selvije Jao ka ndarë një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për mungesën e bashkëshortit të saj, Shpat Kasapi.

Në postimin e saj emocional, ajo rrëfen vështirësinë për të përballuar festën pa praninë e tij, duke theksuar boshllëkun që ai ka lënë në familje.

“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di se si do të vijë festa e Bajramit pa praninë tënde” -ka shkruar ajo.

Këngëtari nga Tetova ndërroi jetë në Itali si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej atje së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre për trajtimin e vogëlushit.