Muhamed Salah pavarësisht se po përflitet shumë për një largim nga Liverpool, kjo nuk e shqetëson aspak dhe vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e “The Reds”. Dueli ndaj Tottenham ishte e373 ndeshje për të, ndërsa arriti të shënonte golin e tij të 229-të me anglezët.
Me dopeitën e shënuan ndaj “Spursasve”, Salah kaloi legjendën Billy Liddell, i cili përfundoi karrierën e tij te Liverpool me 228 gola në 534 ndeshje mes viteve 1946 dhe 1960.
Rekordi i jashtëzakonshëm i Salah që kur mbërriti në Merseyside në vitin 2017 përfshin: 170 gola në Premier League, 44 gola në Ligën e Kampionëve, 6 gola në FA Cup, 5 gola në Europa League, 3 gola në League Cup, 1 gol në Community Shield
Tani, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola për Liverpool-in se numri aktual 11: Ian Rush (346), Roger Hunt (285) dhe Gordon Hodgson (241).