Evi Kokalari ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Kokalari shprehet e bindur që në 12 maj Sali Berisha do ikë në shtëpi, pasi do të humbasë zgjedhjet.
Ndërkohë ajo ka vlerësuar Chris LaCivita, për fjalimin e shkurtër që mbajti.
“Fjalimi i Chris LaCivita brilant, me mesazhe të forta sepse e para dhe më e rëndësishme – ishte vetëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi mesazhin nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ – në persekutim të opozites, i tha të gjitha.
Brilant, Chris – Brilant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfare po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.