Politikë

Salianji lë ambientet e qelisë: Burgosja ime, tërësisht politike

Ish-deputeti Ervin Salianji ka lënë ambientet e burgut të Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht. Në një prononcim për mediat, ai tha se burgosja e tij ishte politike.

Salianji tha se do të vijojë të merret me politikë, teksa shtoi se betejën do ta çojë deri në Strasburg.

Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë. Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike“, tha ai.