Sara Gjordeni dhe Bardhi janë bërë prindër për herë të parë! Ata mirëpritën sot vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Nea.
Lajmin e ka njoftuar vetë çifti përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ku ndanë foton e parë të vogëlushes në krahët e të atit.
“Na e mbushe jetën mua dhe babit sot, Nea jonë!”, shkroi Sara përkrah fotos së parë të Neas dhe Bardhit.
Postimi është shoqëruar me komente dhe urime të shumta nga miqtë dhe fansat e dyshes.