Kjo javë premton shumë, të paktën siç shprehet astrologia Chrysanthi Kalogeri për emisionin “Shije Shtëpie”.
Premisa për ndryshime vjen për shkak të kalimit të Saturnit nga Peshqit tek Dashi. Një kalim i tillë duket të ketë çliruar sadopak Peshqit, të cilët ishin vënë në provë gjithë këto kohë nga ky planet.
Por, në vetvete Saturni nuk është “gogol”, siç sqaron astrologia. Qëllimi i këtij planeti është sfida me veten.
Nga ana tjetër, do të kemi bashkimin e dy planeteve në Dash, pikërisht të Neptunit dhe të Saturnit, që do të bëjë që 13-14 vitet e ardhshme të jenë vendimtare për secilin prej nesh në hapat që ndërmarrim në jetë. Me këtë bashkim, u jepen fund iluzioneve dhe hap rrugën për fillimet e reja dhe realiste.
Më poshtë do të gjeni të gjithë parashikimin astrologjik nga Chrysanthi Kalogeri, për 12 shenjat e zodiakut, bazuar në ndryshimet që presin për shkak të Saturnit në Dash.
Dashi: Nga kjo javë dhe pikërisht nga data 14, Saturni kalon përfundimisht në shenjën tuaj. Krijon për ju një periudhë plot përgjegjësi, një periudhë ku ju duhet të jeni sa më realistë, sa më të organizuar, disiplinuar, e të jepni maksimumin e mundësive tuaja. Do t’ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me punën, karrierën. Madje në këtë periudhë dy vite, dy vite e gjysmë, ku Saturni do të qëndrojë në shenjën tuaj, do të keni dhe ngritje në detyrë, do të keni dhe realizime dhe do të hidhni bazat e jetës suaj. Mund të keni dhe një përgjegjësi më të madhe në lidhje me një nga prindërit tuaj. Gjithsesi, këtë fazë dhe për periudhën që do të vijojë, të kujdeseni në iniciativa që do të merrni ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kujdesuni më tepër për shëndetin. Do të keni ndihmë dhe mbështetje atje ku nuk e prisni, duke filluar nga nesër deri në 6 mars dhe do të keni një jetë intime shumë interesante. Fundi i javës do t’ju implikojë në një iniciativë financiare.
Demi: E vërteta është që kalimi i Saturnit në shenjën e Dashit përbën një periudhë ku do t’u shqetësojë pak e ardhmja. E ardhmja afatgjatë, e ardhmja afatshkurtër. Disa gjëra në mendjen tuaj, mund t’i ekzagjeroni dhe këto shqetësimet mund të bëhen fobi. Pra, kujdes në përmasat që do u jepni situatave. Në psikologjinë tuaj mund të krijohen shqetësime. Është një periudhë e rëndësishme për ju, ku duhet të vazhdoni të fokusuar në jetën sociale, në karrierën tuaj. Do të keni mbështetjen nga miq dhe nga njerëz të rrjetit tuaj social. Do dilni, do të kaloni bukur deri në fillim të marsit dhe njëkohësisht do të bëhen disa ndryshime kryesisht për ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e fundit të shenjës, duke filluar nga fundi i javës dhe me eklipsin e javës që vjen, ku do ndryshojnë gjëra në akset tuaj kryesore.
Binjakët: Fillon një periudhë e re për ju. Në radhë të parë do të jeni të çliruar nga ato vështirësitë që kishit në jetën tuaj. Në rrjetin tuaj social, në rrjetin tuaj shoqëror, do të bëni një spastrim. Njerëz që do t’ju mbështesin fuqimisht dhe do të ngelen aty për një periudhë të gjatë, pra do të keni njerëz të tillë në këto dy vite e gjysmë dhe do të mbështesin synimet e qëllimet tuaj. Njëkohësisht, mund të ndërmerrni një iniciativë që ka të bëjë me punë kolektive. Kjo periudhë është pozitive në fakt për ju dhe u jep entuziazëm, mirëpo, duhet ta kontrolloni. Afërdita në shtëpinë e 10-të ju jep shanse shumë të mira në jetën sociale, në punën tuaj, ku ju me lehtësi do të lini përshtypje të mira dhe do të arrini atë që dëshironi.
Gaforrja: Fillon që në datën 14, një cikël i ri për ju, që zhvillohet në jetën tuaj sociale, shoqërore dhe në karrierën tuaj. Prandaj, duke filluar nga kjo javë dhe në vitet e ardhshme, të jeni kujdesshëm në jetën tuaj sociale. Sa më të korrektë, sa më të përpiktë, sa më të disiplinuar. Disa nga ju do të marrin një ngritje në detyrë. Nga nesër e deri në 6 mars, një periudhë shumë e mirë për ju. Një periudhë erotike, periudhë që mund të udhëtoni, që mund të merrni dhurata, dhe periudhë që përmes një udhëtimi mund të vini afër të dashurit tuaj, të bëni disa plane për të ardhmen, por, këto mund të jenë si ëndrra e një pjesë e tyre mund të realizohen. Përqendrohuni në financat tuaja, duke u mbështetur në forcat tuaja. Do të keni dhe mbështetje, por ndoshta një mbështetje që ju kërkoni, mund të mos u vijë ashtu siç ju e kërkoni. Mos hyni në marrëdhënie financiare me të tjerët.
Luani: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju i gjithë shkurti dhe vazhdon të jetë. Theksi i periudhës vendoset në marrëdhënie dhe në bashkëpunimet tuaja. Duke filluar nga kjo javë, fillon një periudhë e re ku hapet një trajektore e re për ju. Kjo trajektore e re ka të bëjë me studime, me plane për të ardhmen, me ndonjë plan që ndoshta keni lidhur me jashtë shtetin. Ka të bëjë me një plan, me një disiplinë të veçantë në lidhje me përditshmërinë tuaj, ku përmes disiplinës që do të keni, do të hapni rrugë të reja në përditshmërinë dhe në punën tuaj. Kujdes. Mos u implikoni në çështje ligjore. Pra, gjërat që do të bëni këtej e tutje, mos lini vende të hapura, ku nesër, pasnesër, të u dalin çështje ligjore. Një periudhë shumë e mirë fillon që nesër deri më 6 mars, ku do të favorizoheni nga ndihmë financiare dhe nga rritja juaj e të ardhurave. Mund të keni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës ndryshime në marrëdhëniet tuaj, të cilat do të sjellin ndryshime në punë ose në jetën tuaj sociale.
Virgjëresha: Më në fund dhe ju të lindurit në ditët e fundit u çliruat nga prania e Saturnit, ku vërtetë ju stërmundoi, por që solli gjëra të mira dhe baza të jetës suaj. Fillon tani për ju një periudhë shumë e rëndësishme ku duhet të jeni sa më të përpiktë në sferën financiare, që ka të bëjë me të tjerët. Pra, të përpiktë në tatime, në banka, në sferën financiare me bashkëpunëtorët tuaj nëse keni një ortak në punë. Dhe, nëse doni të kërkoni një ndihmë apo mbështetje, një kredi bankare, tani është momenti që të mateni mirë. Do të vazhdoni të jeni të fokusuar në përditshmërinë tuaj, në organizimin e punës. Diçka në fund të javës dhe me eklipsin e javës që vjen, do t’u nxjerrë nga përditshmëria. Një periudhë shumë e mirë fillon që nesër e deri më 6 mars, ku do të keni shanse në jetën tuaj personale, erotike dhe shanse për një bashkëpunëtor i cili do ju ndihmojë, por pse jo për të njohur njeriun tuaj të zemrës.
Peshorja: Fillon për ju një periudhë shumë e rëndësishme, ku në vitet që vijojnë do ta ndjeni këtë gjë. Do ta ndjeni kryesisht në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve tuaja. Gjatë kësaj periudhe, sidomos me kalimin e Saturnit do të paraqiten në jetën tuaj bashkëpunëtorë ose persona që kanë të bëjnë me marrëdhënien tuaj personale, që do të marrin një seriozitet në marrëdhënie. Marrëdhëniet që deri më tani nuk kanë pasur baza të forta nuk do t’i qëndrojnë kohës. Pra, do të prishen me qëllim që të futen tek ju njerëz të rinj. Kujdes, sepse idealizimi i njerëzve mund të u udhëheqë në gabime.
Do të keni një përditshmëri shumë të bukur duke nisur që nesër dhe përgjatë gjithë shkurtit e në fillim të marsit, ku përmes përditshmërisë do të keni dhe flirt, dashuri dhe është për ju një periudhë erotike kjo. Kujdes në fund të javës për arsye se diçka, një konflikt në jetën tuaj erotike, ose një vështirësi në jetën tuaj financiare mund të u nxjerrë nga zona e komfortit.
Akrepi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju duke filluar nga kjo javë e deri në vijim. Të fokusoheni në përditshmërinë tuaj, ta keni atë sa më të organizuar. Vërtetë të punoni fort, por dhe të kujdeseni për shëndetin. Duke filluar që nesër dhe deri në 6 mars, një periudhë shumë romantike, e ku do të vini afër me të dashurit tuaj, por dhe një periudhë ku do të merrni ndihmë, mbështetje dhe dhurata. Përqendrohuni tek problemet familjare dhe në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaj.
Shigjetari: Fillon një periudhë ku do të keni realizime në lidhje me një projekt tuaj. Do të keni realizime në lidhje me jetën tuaj personale, erotike. Të gjitha këto, përveçse kërkojnë një përgjegjësi më të madhe, kërkojnë disiplinë dhe organizim. Kjo javë dhe gjithë periudha në vijim në mars do të krijojë kushte shumë të mira në familjen tuaj, ku do të vini afër me të dashurit tuaj rreth një tryeze, ose të përmirësoni kushtet dhe ambientin në familjen tuaj. Periudha është shumë aktive. Do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, por kujdes në lëvizjet tuaj dhe kujdes në përditshmërinë tuaj sepse diçka mund të ju nxjerrë nga zona e komfortit në fund të javës.
Bricjapi: Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara nga kalimi i Saturnit në shenjën e Dashit. Duhet që këtej e tutje të nisë një cikël i ri për ju, ku ju duhet të jeni të përqendruar në familjen tuaj, në çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën, por dhe në jetën tuaj personale e çfarë ka të bëjë kryesisht me psikologjinë tuaj. Kjo periudhë ju gjen shumë të fokusuar në sferën tuaj financiare dhe duhet të jeni të kujdesshëm në iniciativat tuaj që do të ndërmerrni. Ndërkohë, do të keni shanse që të jeni në një lëvizje të vazhdueshme ku duhet të gjeni njerëzit që do të përbëjnë mbështetje dhe do ju ndihmojnë në planet tuaja.
Ujori: Jeni në qendër të vëmendjes. Jeni protagonistë. Jeni në një periudhë ku muaji shkurt do të vendosi bazat, do të vendosi pikat mbi i për periudhën në vazhdim. Kjo periudhë, nga nesër e deri në fillim të marsit, ka shanse shumë të mira për financat tuaja. Pra, do të keni mbështetje financiare dhe rritje të të ardhurave. Por, çdo gjë duhet ta bëni të përmbajtur dhe fillon një periudhë e re për ju në atë pjesë që ju bën me njerëzit e rrethit tuaj. Kujdes në mendimet tuaj, në mënyrën se si përdorni fjalën.
Peshqit: Kjo javë ju sjell lajme shumë, shumë, shumë të mira. Më në fund Saturni ju lë dhe nesër vjen Afërdita në shenjën tuaj. Do të ndiheni bukur. Do të ndjeni nevojën jo vetëm për të komunikuar sepse është Mërkuri atje, por të dashuroheni, të kaloni bukur dhe të keni shanse për të realizuar lidhje karmike. Çfarë do të thotë lidhje karmike? Lidhje të rëndësishme në jetën tuaj që do të lënë gjurmë. Prandaj, të jeni vigjilentë dhe ta shijoni këtë periudhë. Ndërkohë, duhet të jeni shumë vigjilentë, shumë inteligjentë dhe shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Të hidhni hapa, por këto hapa të jenë të organizuara dhe të vogla.