Opinion

Sazan Guri ben thirrje qe te mos uleni ne shezlonge kur shkoni ne plazh

PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?
1. Jane te shtrenjte, shume bilez, nga 10,000 ne rerat tona ne 20,000 ne Sarande deri ne 40,000 ne Ksamil; Shiten disa here ne dite, tmerr, nuk ka nje orar akshem pazar psh turp…

2. Eshte leke i humbur, se duket sikur i bie qe te paguash edhe per tavolinen brenda lokalit. Ai eshte tavoline ne plazh, ku ti mund te sherbehesh me pije te lehta edhe aty ne shezllon.

3. Edhe per inat, se ku e gjen ai pronar mortja kete te drejte, qe edhe te mori hapesiren publike per lokal dikur me pisha, pastaj hapesiren per jashte lokalit, pastaj edhe reren apo shkembin perpara lokalit, pastaj edhe detin para tij, tmerr kur e mendon qe ti merr te gjitha…

4. Kjo qe eshte me kryesorja per shendetin tend – Cdo rrobe e shezllonit eshte me pore ose porozitet te larte, rrobe e cila nuk lahet kurre. Dhe mikrobet e njerit apo tjetres lekure ngelen aty, kremrat pa fund qe lyhen e zhgryhen shume njerez, pa le ndonje me semundje lekure, ku i dihet. Pra paguan qe te semuresh tmerr.

5. Shtrirja ne zaje, shkemb apo rere eshte nje nga perlat e mjekimit te njeriut. Dihet se plazhet shqiptare kane te gjithe perberesit me minerale e kripra te tabeles se Mendelejevit, morpo te gjitha. Dihet se shume njerez paguajne per t’u shtrire ne krevate me gure vullkanik, gjoja nga Indonezia, ndersa ne i kemi me gur vullkanik, magmatik, metamorfik, sedimentar, vecse jane nga Shqiperia, sepse shiu jashte eshte me i bukur!?. Dihet se shume mjeke i sherojne nje takem me semundje duke i bere pacientet te kercejne ne rere zbathur ne forme aerobie dhe iu japin ndonje koker koti ilaci si per te thene, dhe ata kujtojne se po sherohen nga ilaci dhe jo nga rera.

6. E fundit dhe me e rendesishmja – njeriu po humbet lidhjen me token. Ecen me kepuce plastike ne rere e zeje se i vriten putrat e kembes, kur ato mezi presin 15 dite te ndrysen dhe te takojne token per tokezim te sistemit nervor me ane te mbaresave ‘terminale’ ne shputat e tyre, turp e faqezese… T’ju themi injorant e kane pak dhe pastaj ky profesori i di te gjitha… Jo ore jo, eshte i vemendshem ndaj te gjithave, perdor gjysmen e majte te trurit, e mban trurin gjalle, etj., etj, jep e merr energji me ju, nuk rri si skuth qe neser me dhjetra profesora e inxhiniera bejne kater vaksina te djallit dhe sot po lengojne dhe akoma s’kane kuptuar gje, turp turp….