Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga shpallja e ‘Aleancës për Shqipërinë madhështore’, koalicioni me 26 parti rezulton të jetë jo vetëm një mozaik grotekst, por dhe ku partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.
Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Jenishehri deklaroi largimin nga koalicioni pasi thotë se është mashtruar nga Sali Berisha.
Për gazetarin Arbër Hitaj në “Report TV”, Jenishehri thotë se dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit është bërë nga Sali Berisha pa marrë asnjë mendim dhe pa u thirrur. Madje dhe fakti që Sali Berisha është vendosur si përfaqësues i këtij koalicioni është marrë nga vetë kreu i PD-së pa pyetur partitë e koalicionit.
“Kur bëhet lista e kandidatëve, ajo është e koalicionit e 26 partive e ti nuk i thërret fare për të marrë mendim. Ne nuk kemi qenë dakord që Sali Berisha të përfaqësojë koalicionin. Unë nuk e njoh Sali Berishën përfaqësues të koalicionit. Është dashur të bëhej mbledhje e të zgjidhej. Asnjë mbledhje asgjë nuk është bërë. Ky koalicion nuk ka funksionuar. Vetëm se këta parti shfaqen dëshirën për të qenë në këtë koalicion dhe vunë firmën, por nuk funksionoi”, tha ai.
Pyetje: Pra PD po thoni ka falsifikuar dokumentet
Po do bëj kallëzim penal. Kush i tha KQZ se ajo listë e kandidatëve është lista jonë? Sali Berisha është i paautorizuar nga koalicioni ta bënte. Në Shqipëri bëhet gjithçka. Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme. Koalicioni është regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zoti Ilirjan Celibashi.
Pyetje: Do ta çosh në SPAK Berishën e Celibashin
Patjetër. Do ta çoj në SPAK. Kam dhe një problem tjetër me Berishën. Kur ai thotë se Edvin Rama ka marrë kaq lekë kur ka qenë kryetar bashkie për firmat e ndërtimit u them, shiko një herë se mos Jenihsheri të vërtetojë se dhe ti kur ke qenë kryeministër mund të kesh bërë këtë gjë. Po gjurmoj e po vura në dorë dokumentin do e çoj në SPAK. Shikoni sa dhjetra mijëra euro ka marrë ky (Sali Berisha) kur ka qenë në pozitat e Edi Ramës.