Granit Xhaka ka folur në prag të supersfidës së Bundesligas mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen. Shqiptari ka dhënë një intervistë për faqen e kampionatit gjerman ku beson edne te titulli.
Përballja ndaj bavarezëve paraqitet jetike për “aspirinat”. Klubi nga Mynihu shihet i shkëputur dhe në rast të një humbje, klubi i lojtarit nga Kosova do ta kishte mision impossible garën për lider.
“E dimë ku jemi. E gjithë Gjermani pret me padurim këtë sfidë. Ne do të bëjmë punënë tonë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh pas 90 minutash.
Duhet të mposhtim Bayernin për të qenë sa më afër tyre. Do të vazhdojmë të besojmë pasi çdo gjë është në duart tona. Do të përpiqemi të fiotjmë.
Vitin e kaluar nuk e shikonim shpesh tabelën. Edhe këtë vit është saktësisht e njëjta gjë. Do të shohim pas 34 raundësh ku do të përfundojmë.
Duam të fitojmë kudo, qoftë ndaj Bayern. Duam 3 pikët në shtëpi të shtunën.
Kundër Bayern është gjithmonë sfidë speciale. E dimë se janë të fortë, por edhe ata na njohin. Kemi treguar në 5 ndeshjet e fundit se mund të ja vështirësojmë punët kujtdo. Do të përpiqemi të jemi perfektë ndaj Munchen.
Unë nuk flas shumë për veten time. Skuadra e di pse më mori mua. Jap maksimumin, siguroehm të përformoj sa më mirë. Jam vlerësuar nga Xabi Alonso për përvojën që përdor në fushë. Tatuzahet e mia lidhen me familjen, fëmijët. Mendoj për atë që dua të kem dhe e bëj, nuk jam dikush që i bën kot tatuazhet.
Nuk do të dorëzohemi lehtë. Na e ka komunikuar dhe trajneri këtë”, u shpreh Granit Xhaka.