Sport

Shaqiri e nis vitin aty ku e la, shqiptari shënon golin e parë para rifillimit të kampionatit

Baseli zhvilloi ditën e sotme një test përballë Schaffhausen. Klubi zvicerian i elitës fitoi pa problem 3-0 dhe në listën e golave u përfshi dhe Xherdan Shaqiri.

Shqiptari ishte protagonist në minutën e 27-të kur realizoi golin e dyfishimit të rezultatit. “Big Shaq” nuk ndalet as këtë vit të ri dhe e nis aty ku e ka lënë. Futbollisti po udhëheq Baselin në luftën për titull ku shpesh ka shënuar hat-trick, gola të bukur dhe vendimtar mbi të gjitha.

Kampionati helvet ende nuk ka nisur që prej pauzës, por klubi i Shaqirit po kryen miqësore me kundërshtarë vendas për të ruajtur formën, siç ishte dhe rasti i sotëm. Lugano është lider, por Baseli është aty 1 pikë prapa dhe ish-i Bayernit ka mundësi të fitojë titullin që sezonin e aprë të rikthimit në skuadrën e fëmijërisë.