Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje Amish në SHBA, përfshirë fëmijë, janë dërguar në spital pasi kanë konsumuar kërpudha toksike, thonë zyrtarët.
Autoritetet e përshkruan helmimin si një “incident me viktima masive” në Pensilvani.
Departamenti i zjarrfikësve tha për lajmet lokale se një anëtar i familjes u kishte thënë autoriteteve se u sëmurën pasi hëngrën kërpudha të egra, duke shyuar se njëra prej tyre e “gjeti në pyll dhe e solli në shtëpi për darkë”.
Anëtari i familjes që raportoi sëmundjet eci rreth gjysmë milje (0.8 km) për të thirrur për ndihmë pasi familja nuk ka telefon, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.
Gjashtë autoambulanca i dërguan pacientët në spital. Në vendngjarje u thirr edhe Policia e Shtetit të Pensilvanisë.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandon konsultimin me një ekspert të ditur për të identifikuar siç duhet kërpudhat që janë të sigurta për t’u ngrënë, dhe thotë se është shumë më e sigurt të merrni kërpudha nga dyqanet ushqimore ose fermat profesionale të kërpudhave.
Ka rreth 250 lloje të kërpudhave të egra helmuese që gjenden në të gjithë Amerikën e Veriut, sipas Qendrës British Columbia për Kontrollin e Sëmundjeve.