Politikë

Shehu: Mos prisni nga ne 4-5 kokat e PD që të rrëzojmë Ramën, populli duhet…

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përjashtoi mundësinë e ndonjë “gjuetie shtrigash” brenda PD-së pas humbjes zgjedhore, duke theksuar se kundërshtari i vërtetë është qeveria aktuale.

Nëse mendoni se në PD do të ketë ‘gjueti shtrigash’, nuk ka për të pasur. Kundërshtari përpara është ky regjim, i cili deformoi votën dhe po instalon një diktaturë. Të gjithë duhet të përballemi me këtë regjim. Sigurisht që brenda partisë ka probleme që duhen adresuar, ka nevojë për përmirësime në struktura, në organizim, në strategji, këto do të diskutohen dhe do të analizohen”, tha Shehu.

Sipas Shehut, qëllimi kryesor i opozitës në këtë sezon të ri politik nuk është vetëm analiza e brendshme, por organizimi i një lëvizjeje të gjerë qytetare përballë qeverisë së Edi Ramës.

Detyra jonë kryesore është rikthimi i votës së lirë. Kjo nuk arrihet nga 4-5 vetë në Kryesi apo në Këshillin Kombëtar. Regjimet përballohen vetëm përmes lëvizjeve popullore. Kjo lëvizje duhet të përfshijë qytetarët e zakonshëm dhe të ndërtohet përmes një fronti të gjerë opozitar. Kërkohet një front i madh ku në qendër të jetë masa e gjerë e njerëzve. Duhet të sensibilizojmë të gjithë, deri te qytetari më i thjeshtë. Vetëm kështu hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Shehu.