Politikë

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, shpërthen Murrizi: Deputetë “bufa”, asnjë reagim për bllokimin e rrugës

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Pogradec pas shembjes së rrugës, linjës hekurudhore dhe linjave elektrike.

Në një postim në Facebook, Murrizi ironizon dhe kritikon mazhorancën dhe deputetët e qarkut, të cilët nuk kanë reaguar ende për situatën e krijuar.

Ai thekson se prej dy ditësh rruga nuk është e kalueshme, duke krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët.

“Rruga Librazhd-Pogradec nuk kalohet dhe i gjithë Qarku i Korçës ka ngelur i izoluar,” shkruan Murrizi në reagimin e tij, teksa shton se zona është izoluar totalisht.

Murrizi shprehet se mungesa e reagimit nga përfaqësuesit politikë të qarkut është e pajustifikuar, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të drejtpërdrejta në lëvizje dhe transport.

Teksa i referohet opozitës, ish-deputeti thotë se “edhe ajo duhet të reagojë për situatën e rrugës së bllokuar dhe qytetarët e izoluar, duke i etiketuar si ‘bufa'”.

“Sa më ‘kënaq’ kjo këngë-valle Kolonjare sa që relaksohem aq shumë sa më vjen për të …

Vargje të ‘goditura’ dhe shumë domethënëse

Qaj foooort moj Hava
Burë për ty jo nuk ka
Kërcen bufi si kaposh
Tek kalaja aty për poshtë

Ehhh moj Hava sikur të kishe Q… arë edhe këto dy ditë për rrugën Librazhd-Pogradec që nuk kalohet dhe që i gjithë Qarku i Korçës ka ngelur i izoluar njëlloj si bufi tek kalaja, sa mirë do kishe bërë

Ndoshta edhe ura do ishte forcuar shumë nga vargjet ‘therëse’ të kësaj kënge argëtuese që u kënaq bufi i qeverisë me bufënjt deputetë të Qarkut Korçë që kanë 2 ditë nuk belbëzojnë asnjë fjalë por heshtin si të dhjerë si i mbyt bufi si kaposh.

Të lutem Hava boll u Q… ave por shih se mos gjen ndonjë buf nga deputetët e opozitës që të Q… aj me ty për rrugën e bllokuar dhe qytetarët e izoluar si nga transporti ashtu edhe nga liria për të kërkuar një të drejtë që ua kanë vjedhur hajdutët bufa e kaposhë të pushtetit”, shkruan Murrizi në postimin e tij.