Aktualitet

Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë! E shoh me sy të lirë

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi se shembja është një fenomen natyror.

Teksa u përpoq që për një moment të kthehej në “Baba Vangën” e Shqipërisë, Ami Kozeli tha se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë dhe këtë e ka konstatuar duke e parë me sy të lirë.

Ai tha se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin e masivit shkëmbor.

“Kemi konstatuar edhe me sy të lirë se mali është i mbingopur nga uji, çka ka sjellë shembjen e shpatit. Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po kryhen në këtë segment” deklaroi drejtori i ARRSH.