Aktualitet

Shemsi Prençi bën deklaratën e fortë: Politikanët dhe personazhet Vip në burgun e Shënkollit marrin shërbime sek*uale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme. Prençi tha se në burgun e Shënkollit por jo vetëm, të dënuarit VIP marrin shërbime speciale, siç është dhe shërbime masazhi apo edhe marrëdhënie seksuale.

Sipas ish-kreut të policisë, në këtë skandal janë të përfshirë politikanë dhe kriminelë të tjerë, që vuajnë dënimet në burgjet e vendit. Ai shprehet se kjo ngjarje ka dalë si informacion nga brenda pas një përplasjeje të drejtorit të burgut me drejtorinë e burgjeve në vend.

“Ka mbi 6 muaj që ky burg ka kohë që e ka humbur funksionin e të qenurit burg. Atje është bërë një kamp veprimi për të burgosurit, pasi hyjnë masazhiere për t’u bërë masazh ose për t’u bërë shërbime të tjera të burgosurve. Bëhet fjalë për të burgosurit VIP që ndodhen në burgun e Shënkollit. Tani e kanë kthyer në spital burgu, apo për të burgosur me probleme.

Në fakt këtu kanë shkuar të dënuar me mbi 20 vjet dhe nuk kanë marrë masazhatore, tregon që këto kanë qenë vendime speciale. Kjo ngjarje ka dalë si informacion nga brenda pas një përplasjeje që ka pasur drejtori i burgut me drejtorinë e burgjeve në vend, ka dalë si informacion i brendshëm.

Këtë trajtim e marrin politikanë të dënuar, kriminelë, të gjithë ata ‘VIP’-a që ndodhen aty. Në këto vitet e fundit nuk kemi par një grup kriminal që të mos ketë të përfshirë një zyrtar të lartë, një zyrtar shteti etj”, tha Prençi për “TCH”.