Sport

Shenja “jete” kundër Gjermanisë U-17, Kulla: Rezultati nuk ishte i drejtë, japim gjithçka ndeshjen e mbetur

Shqipëria nuk ishte në gjendje ti bënte ballë “tërmetit” të Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”. Ndeshja e mbajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur me shifrat 0-4 në favor të “Pancerave”.

Pas takimit ka folur sulmuesi Gabriel Kulla. “Ka shumë emocione, por kur jemi në fushë nuk i mendojmë emocionet, por të japim maksimumin.

Përveç rezultatit, që nuk ishte si loja, do japim edhe ndeshjen tjetër maksimumin. Është mbrojtje e mirë, por kam menduar të jap për veten dhe skuadrën më të mirën”, tha Kulla në një prononcim për mediat.