Aktualitet

SHERRI/ “TV Klan më ka censuruar pasi kam denoncuar Samir Manen”!!! Pse plasi mes Arlind Qorit dhe Fevziut

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qorri ka debatuar me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” për censurimin e tij nga televizioni “Klan”. Qorri tha se nuk është ftuar prej disa kohësh në TV Klan për arsyen se ka sulmuar biznesmenin Samir Mane.

Ndërkoh Fevziu iu përgjigj duke thënë se nuk merr urdhra se kë fton në televizion dhe se Qorri është ftuar më shumë se disa ministra të qeverisë.

Pjesë nga debate:

Arlind Qorri: Ju nuk jeni pronar i televizionit.

Blendi Fevziu: Unë jam pronar i kësaj studioje. Nuk të ka hije.

Arlind Qorri: Tv juaj nuk ka transmetuar protestat e pensionistëve.

Blendi Fevziu: Pse je drejtues i mediave ti?! Media i jep llogari shikuesve të vet. Nuk merr urdhëra media.

Arlind Qorri: Unë nuk jam ftuar në TV Klan për konfliktin që kam pasur me Samir Manen.

Blendi Fevziu: Ti je në studio, asnjë ministër nuk është ftuar. Nëse ju silleni si të vjetrit… Nuk mund të akuzoni se nuk ju lejojnë të tjerët të vini në studio. Nuk më thotë njeri mua për të marrë njeri në emision.