Politikë

Shkarkimi që tronditi PS Fier, plas hapur lufta brenda sojit socialist

Luftë e hapur mes klaneve në PS Fier, a rrezikohet posti i Evis Sëmës në Këshillin e Qarkut?

Shkarkimi i Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres nga ana e kryeministrit Edi Rama ka ndezur një përplasje të fortë brenda strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë në Fier.

Burime nga grupi socialist në qark bëjnë me dije se prej ditësh ishte kurdisur një plan për lëvizje të forta në Këshillin Bashkiak Fier. Firmat ishin mbledhur dhe në mbledhjen e mesditës është ndërmarrë hapi për shkarkimin e kryetares së këshilltarëve socialist të Këshillit Bashkiak Fier Evis Sema. Por beteja duket se nuk mbaron këtu.

Hipokrizia e socialistëve që e votuan shkarkimin e saj shkoi deri aty sa pasi kishin firmosur kërkesën për shkarkim, pasi e votuan shkarkimin e saj i telefonuan dhe i thanë: Të kërkojmë ndjesë Visa, por na detyruan të firmosnim kërkesën për shkarkimin tuaj” Ja ku arrin hipokrizia socialiste në PS Fier. Kush ja futi kujt?!

Në prapaskenë flitet për një përballje të hapur mes “klanit të ri”, të lidhur me Ballukun si drejtuese politike e qarkut Fier, dhe “gardës së vjetër” socialiste në Fier. Pyetja që shtrohet tani është: a do të arrijë ky grupim të shkarkojë edhe kryetaren e Këshillit të Qarkut, Evis Semën?

Sëma konsiderohet një emër me peshë në socialistët e Fierit, me kontribute të hershme në parti. Ajo vjen dhe përfaqëson klanin myzeqar ( myzeqarët shquhen që punojnë në heshtje për të realizuar qëllimet e tyre),  arsimtare,  mësuese matematike – profil që, sipas mbështetësve të saj, e bën të kujdesshme në lëvizje dhe të saktë në kalkulime politike.

Por a i ka votat klani i ri për ta realizuar këtë shkarkim?

A do të sigurohen votat e socialistëve të Lushnjës dhe Malakastrës për të kaluar një vendim të tillë në Këshillin e Qarkut Fier?

Lëvizjet e fundit kanë trazuar ujërat në selinë rozë të Fierit dhe ditët në vijim pritet të tregojnë nëse përplasja do të përfundojë me një shkarkim të bujshëm?!

Një rikonfigurim të ekuilibrave brenda socialistëve të qarkut?

Mos vallë Sema si matematiciene llogarit lëvizjet e “kundërshtarit politik brlnda llojit” dhe bën dorëheqjen nga posti para se ata (grupi kundërshtar) të kryej shkarkimin e saj?!

Një gjë është e sigurt: beteja sapo ka nisur.