Aktualitet

Shkatërroi postbllokun e policisë, identifikohet i riu në Sarandë. Policia vijon kërkimet por pa rezultat

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim, personin i cili nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar, duke çarë postbllokun dhe duke përplasur makinën e policisë. Ai është një 29-vjeçar me inicialeve A.K, i cili lëvizte i armatosur në automjet.

Pas kërkimeve me dron, policia gjeti armën e zjarrit që personi në fjalë hodhi në det, teksa braktisi makinën për t’i shpëtuar me vrap efektivëve.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lagjen Nr.1, Sarandë,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit  ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë  duke përplasur dhe një automjet tjetër  dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë  kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det,  të vendit ku gjendej pistoleta  është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me  një karikator me municion lufatrak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat  penale  “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”