Sport

Shkëlqimi dhe rënia e Stiven Shpendit, sulmuesi shqiptar përfundon në “radarët” e… Katanias

Në Katania të gjithë ëndërrojnë një sulmues. Emri që ka qarkulluar së fundmi është ai i Stiven Shpendit. Skuadra që militon në Serinë C italiane dhe aktualisht mban pozitën e tetë, është në kërkim të një sulmuesi për të blinduar këtë sektor dhe ndoshta të tentojë ngjitjen në një kategori më sipër.

Kështu raporton “Tuttocalciocatania”, me sulmuesin që luan për Kararezen në formë huazimi. Në fakt një lëvizje e tillë është disi e komplikuar, pasi Stiven Shpendi është blerë për 2 milionë euro nga Empoli i Serisë A, i cili e ka huazuar për të marrë minuta në Serinë B.

Një kalim te Katania e cila luan një nivel më poshtë, momentalisht duket si i pamundur. Stiven deri tani ka shënuar 2 gola në kampionat me fanellën e Kararezen, i fundit ka qenë kundër ish-skuadrës së tij, Çezenës.