Sport

Shok ekipi me Ronaldon? Al Nassr gati 100 milionë euro për yllin e Aston Villa

Jhon Duran i Aston Villas është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato janari. Fillimisht ishte West Ham që bëri një ofertë prej 57 milionë paundësh për të, që u refuzua nga ekipi i Birminghamit.

Së fundmi janë dëgjuar sirena nga Arabia Saudite. Ekipi i Al Nassr njoftohet se ka përgatitur një ofertë të frikshme që thuhet se shkon deri në 100 milionë euro, për të rritur kualitetin në sulmin e Cristiano Ronaldos.

Tashmë mbetet në dorën e Aston Villas për të pranuar këtë ofertë tunduese nga Arabia Saudite. Këtë sezon Duran ka realizuar 12 gola në 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet me klubin.